Pa Armando Brojën nuk ka fitore për Southampton. Edhe me 10 lojtarë, trajneri Hasenhuttl rrezikoi për të futur në fushë lojtarin që sot i beson më shumë nga të gjithë, Armando Brojën i cili edhe pse në pak minuta rrezikoi madje në fund me një gjuajtje drithëruese mund të çonte në nokaut Spursat dhe Antonio Conten.
Në “St. Mary’s”, vendasit arritën të merrnin një barazim heroik duhet thenë 1-1 ndaj Tottenham që vinte pas tre fitroesh, ndërkohë që Broja ishte në stol në këtë sfidë.
Pasi Prowse kaloi në avantazh vendasit në 25’, Salisu prishi mbrëmjen me një karton të kuq që shkaktoi penallti e që Kane nuk e gaboi.
Edhe me 10 lojtarë, Broja u fut në 20 minutat e fundit ku rrezikoi shumë e në fund gjithsesi nuk shënoi por ndihmoi Southampton të merrte një barazim me vlera 1-1.
Në ndeshjet e tjera, West Ham u rikthye te fitorja teksa dominoi 4-1 West Ham në transfertë ndërsa C. Palace mundi 3-0 Norwich.
Diskutime rreth kësaj post