Përfaqësuesja e LSI, Briseida Shehaj premton se do të falë të gjitha gjobat dhe penalitetet për bizneset që javë vënë në kohë pandemia nga ana e qeverisë, konkretisht që nga 10 marsi i 2020.
“Por qeveritë e përgjegjshme garantojnë sigurinë e mirëqënien e njerëzve dhe LSI synon të rikthejë mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve të ndershme si prioritet thelbësor. Në këtë logjikë shtetare, duke njohur vështirësitë dhe bllokimet e jashtëzakonshme të biznesit si para ashtu edhe gjat? pandemisë, LSI ka vendosur që një ndër vendimet e para, që do të merren pas 25 prillit do të jetë falja e të gjitha gjobave, penaliteteve dhe interesave të gjeneruara nga sistemi tatimor për periudhën nga 10 marsi 2020 për të gjitha llojet e detyrimeve të papaguara nga biznesi për shkak të mungesës së likuiditetit.
Ndryshe nga qeveria që ka majmur oligarkinë, duke rrënuar biznesin, LSI dëshmohet e qartë dhe e vendosur në mbështetje të biznesit të ndershëm, si baza e një ekonomie të shëndetshme.Programi tashmë i prezantuar i LSI-së, me fokus të qartë tek ekonomia, bujqësia dhe turizmi përforcohet edhe me këtë vendim, që ndihmon drejtpërdrejt biznesin duke i lehtësuar ekzistencën e stimuluar funksionimin. Shqiptarët e bizneset nuk duhet të kenë frikë qeverinë, e s’mund të shpallen armiq të saj, por kjo e fundit duhet t’u shërbejë me vetëm një qëllim, mirëqënien e tyre”, – shprehet Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post