Avokat Spartak Ngjela u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se ish-kryeministri Sali Berisha i frikësohet një ekstradimi të mundshëm nga vendi, pasi është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA. Ngjela ka përmendur edhe një ligj për ekstradimin të firmosur mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Deklarata e Ngjelës:
“Gjendja është në disfavor të klithmave ‘Berisha’, ai ka frikë nga ndonjë ekstradim. Unë di që në korrik me procedurë të përshpejtuar është miratuar në Parlament ligji për ekstradimin. Asnjë shtet nuk e ka miratuar. Ligji parashikon që çdo pushtetar i cili ka bërë shkelje kundër Amerikës, nëse kërkohet mund të ekstradohet.’- tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post