Moderatori Blendi Fevziu ka treguar një histori të sikletshme që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Tiranë. Duke iu drejtuar nënkryetarit, Arbjan Mazniku ai tregoi se kishte përfunduar në oborrin e një shtëpie teksa po ndiqte një vendndodhje për të shkuar tek Arkivi i Shtetit.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: E di ç’më ndodhi para ca ditësh. Shkova të bëja një dokumentar për Arkivin e Shtetit, më nisi drejtori një location dhe u nisa me Google Map. Po unë përfundova në një oborr shtëpie, kishte qenë rrugë ajo më parë, ai e kishte kthyer në oborr.
Arbjan Mazniku: Si?
Blendi Fevziu: Po, po. Bujrum më tha ai tjetri, mirëse erdhe… po jo i thashë un, kam ngatërruar rrugë
Arbjan Mazniku: Po jo, kjo ka të bëjë më shumë me aftësinë tënde për të përdorur Google Maps se sa me vetë hartën
Blendi Fevziu: Unë them përfundova në oborr ky…
Diskutime rreth kësaj post