• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Blendi Fevziu paralajmëron ndryshimin e madh në skenën politike

22 December, 2020
në Kosovë
0
98
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Blendi Fevziu ka lënë të nënkuptohet se ka ardhur fundit i dominimit të ish-komandantëve të UÇK-së në politikën e Kosovës. Sipas gazetarit Fevziu kjo nuk mund të vijojë më pasi tashmë ka ardhur koha që politikën ta marrë përsipër gjenerata e re dhe një elitë e pa-provuar më parë në drejtimin e vendit.

“A ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën [dominimi i politikës nga krahu i luftës]? Është e vështirë ta them për momentin, por ia kam thënë edhe Presidentit Hashim Thaçi kur ishte në detyrë, se Kosova nuk mund të mbetet peng i katër komandantëve edhe njëzetë vjet pas luftës kur vjen një brez i ri, i cili natyrisht ka aspirata të reja,”, tha Fevziu, i cili shtoi se në aspektin “e të rinjve në politikë” nuk mund të cilësohet i tillë Albin Kurti, duke qenë se ka qenë i angazhuar që prej vitit 1996-97.

Megjithatë Fevziu tha se në aspektin e sprovës në drejtimin e Kosovës, Kurti është “i pa-provuar”.

“Kurti në fakt ka testuar [drejtimin] për rreth 50 ditë Kryeministër, fitoi zgjedhjet jo me diferencë të vogël, por që bëri gabime thelbësore kryesish në aspektin ideologjik, tentativa për të krijuar një tendencë të majtë në qeverisje është pak problematike dhe përplasja me SHBA-të, i dha kosto Albin Kurtit, shpresoj që ky test të jetë i mirë t’i ketë vlejtur atij për raundin e dytë. Nuk ka dyshim me sa shoh unë sondazhet që Albin Kurti do të jetë fitues i zgjedhejve të ardhshme, çështja është me kë do të kombinohet,”, u shpreh Fevziu.

Në këtë pikë gazetari i njohur tha se nëse paralelisht me Kurtin, Vjosa Osmani, e cila ishte ndër më të parapëlqyerat nga elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të dalë me një listë për “ta çarë” ish-partinë e saj në mënyrë që t’i japë vota Vetëvendosjes, atëherë sipas Fevziut mund të arrihet një kombinim qeverisës Kurti-Osmani.

“Nëse Osmani do të dalë për krijimin e një liste, dhe do ketë mundësi për ta çarë LDK-në aq sa t’i garantojë numrin e votave që do t’i duhen Vetëvendosjes për qeverisjen atëherë qeverisja mes Kurtit dhe Osmanit është e thjeshtë, Kurti shkon kryeministër dhe Osmani Presidente, por problemi është nëse ajo nuk do ta çajë LDK-në në të tilla nivele,” tha Fevziu, i cili e konsideroi Vetëvendosjen në pozita më të mira në zgjedhje pasi PDK-ja e ka kryetarin në Hagë.

“Pra Albin Kurti do jetë në një fushë të zbrazur, përballë një penalltie me portë pa portier,” paralelizoi Fevziu.

Paraardhëse

Ditmir Bushati zbulon armikun kryesor të së majtës në Shqipëri

Pasardhëse

Paralajmërimi i frikshëm i Baton Haxhiut: Kjo gjë do të ndodhë

Pasardhëse

Paralajmërimi i frikshëm i Baton Haxhiut: Kjo gjë do të ndodhë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.