• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Blegtori i deleve rude, bariu: Dal në mal pavarësisht kohës, në fshat kanë mbetur vetëm 4 barinj

3 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa shumica e banorëve ë zonat rurale po i braktisin fshatrat, ka nga ata të cilët ende nuk u kanë kthyer shpinën. Ekremi është një ndër ta. Ai e nis dhe e përfundon ditën me bagëtitë.

Jeton në fshatin Nangë të Kukësit dhe me mbarshtimin e bagëtive merret prej 40 vitesh. Kohët e fundit në sallat e tij gjen vetëm dele rude.

Përveç ushqimit në salla, bagetitë i nxjerr në kullotat e pasura të fshatit. Kjo është detyra e çdo dite, pavarësisht motit me diell apo shi.

“Në 2023, 361 ditë, dhentë kanë qenë të lëshuara. Më datë 29 nëntor që ra bora, kanë ndenjur 4 ditë të izoluara. 361 ditë unë nuk kam pushuar”.

Ndihmë ka motrat e tij, të cilat po ashtu nuk janë larguar nga fshati.

“Jemi bashkë me motrat që i rregullojmë. Jemi 4 vetë, unë me bashkë me 3 motrat.”

Blegtoria ka shumë mund, por Ekremi thotë se edhe kënaqësia që merr është e veçantë.

“Këtë që bëj unë, e kam kënaqësinë më të madhe, që jam vetëpunësim, për mua është gjë shumë e mirë. Kam lodhje, por kam edhe fitim.”

Kujton se dikur në fshat ishim me dhjetëra blegtorë e në bjeshkë përgjatë verës, ngriheshin të paktën 40 stane.

“Për 6 vjet, këto kohët e fundit, jemi 4 fermerë që mbarështojmë delet në fshatin Nangë. Lopët, pjesa dërrmuese e banorëve i kanë hequr”.

Me fitimet është i kënaqur.

Për shitjen e mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tyre nuk ka nevojë të dalë në treg. Kliente ka miq e të njohur të cilët nuk janë zhgënjyer kurrë nga cilësia e produkteve të tij.

Mbështetja e institucioneve nuk i ka munguar, megjithatë, Ekremi thotë se ndaj fshatit duhet më shumë vëmendje e investime.

Paraardhëse

Aksidenti i dytë brenda pak orësh në Fier, dy automjete përfundojnë në kanal, detajet e para

Pasardhëse

Rekord në ankand, atletet e Michael Jordan shiten për 8 milionë dollarë

Pasardhëse

Rekord në ankand, atletet e Michael Jordan shiten për 8 milionë dollarë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Ja cila është Pozita më e mirë për të mbetur shtatzënë

Nga lajme6
26 September, 2026
0

Nga pikëpamja mjekësore, shtatzënia mund të ndodhë pas marrëdhënieve seksuale në pozicione të ndryshme, për sa kohë që sperma hyn...

“Sun po pres deri në mbramje me mar tragetin dhe me ik prej Kosoves, jam shume i zhgenjyer…”

26 September, 2026

Shqipëri–Bjellorusi – SUPER NDESHJA

26 September, 2026

Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin – Ja çfarë vendosi?

26 September, 2026

Rama nga Nju Jorku: Zvërneci pritet të sjellë 4 miliardë euro, ja çfarë po studiohet

26 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.