Ditën e sotme deputetja e LSI-së Ediola Braha i është bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, me lajmin që e njoftoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Pas këtij lajmi, reagoi edhe ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili ironizonte ministrin Çuçi, pasi sipas tij, deputetja Braha prej 2 vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte çdo ligj të Rilindjes.
Çuçi i ka kthyer përgjigje duke u shprehur se kjo lëvizje i ka dhembur shumë LSI-së.
“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD
Miqësisht!”, shkruan Bledi Çuçi.
Diskutime rreth kësaj post