• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bilanci i numrave, si është ndarë PD pas 18 dhjetorit

19 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
149
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

PD-ja është futur në një debat shurdh memecësh ku asnjëra nga palët nuk do të dëgjojë tjetrën dhe ku secila nuk njeh vendimet që merr kundërshtari, kështu ka ndodhur edhe të shtunën e 18 dhjetorit, ku njëra anë ka hequr qafe Bashën dhe tjetra Berishën.

Në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë, pas miratimit të rezolutës për të pastruar PD nga “non grata-t”.

Ndërsa Berisha nga ana tjetër, organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të numrit një të Partisë Demokratike.

Rezultati i referendumit në të cilin shpesh u votua nëpër bare ndandonjëherë edhe në natyrë si në Sarandë apo Delvinë ishte vijim i kongresit të datës 11 dhjetor i cili gjithashtu e shkkarkoi Bashën me votim të fshehtë.

Po pas këtij procesi me tre etapa kush e ka shumicën në PD?

Lapsi.al ka bërë një shikim të shpejtë të këtij trekëndëshi vështirësisht të zbërthyeshëm.
Referendumi

Ndonëse Berisha dhe Albana Vokshi shpallën shifrën prej 43385 militantësh që kanë votuar për shkarkimin e bashës dhe ata ftuan këdo për të bërë verifikimin, referendumi i organizuar nga foltorja është krejtësisht i paverifikueshëm.

Me lista shpeshherë jo të sakta, me komisione që përbëheshin vetëm nga besnikë të së njëjtës palë, publiku e ka të vështirë të bindet për shkarkimin e bashës me “një anëtar një votë”.

Në këtë pikë referendumi i Berishës ishte më tepër një provë force dhe tregim muskujsh sesa një çertifikim legal i shkakrimit të Bashës.

Kuvendi i Berishës

Nga të gjitha ngjarjet e fundit kuvendi që u zhvillua në 11 dhjetor në stafiumin kombëtar ishte më bindësi dhe më i verifikueshmi. Firmëtarët për mbledhjen e tij u shpallën publikisht me emra dhe mbiemra para selisë së PD-së. Për ta nuk pati pothuajse asnjë kontestim nga pala kundërshtare. Delegatët e tij pasi u bënë publikë hynë në ditët e kuvendit me kartë të personalizuar delegati të shoqëruar nga karta e identitetit, Mbështetësit e foltores arritën të tregojnë se ata e kishin shumicën dërrmuese të kuvendit kombëtar gjë që i jep atyre legjitimitet në bazë.

Kuvendi i Bashës

Në mes të trejave tubimi që bëri Basha në pallatin e Kongreseve ishte farsa më qesharake. Nëse referendumi i berishistëve nuk dha prova besueshmërie, por as nuk iu kapën fakte manipulimi, tubimi i PD-së zyrtare u kthye në estardë. Fëmijë dhe pastruese të selisë që votonin në sallë, vodeo të rojtarëve të derës që konfirmonin se jo delegatëve por kujtdo me kartë antarësie i lejohej hyrja, treguan se meraku i vetëm i grupit të vulës ishte të mbushte sallën me 1900 vende.

Një verifikim i mëpasshëm me kamera live për të parë sa vende kishte salla nxori bllof organizimin duke vërtetuar se aty nuk kishin votuar (edhe nëse të gjithë do kishin qenë delegatë) jo më shumë se 1/4 e kuvendit. I vetmi sukses i Bashës ishte se në tubimin e vet kishte më shumë deputetë se ata që mbështesin Berishën dhe më shumë kryetarë degësh të partisë në rrethe.

Pra nëse mund të nxirret një konkluzion nga përrballja e dy grupeve mund të thuhet se në piramidën e PD-së basha është më i fortë në majë, ndërsa sa më poshtë zberet në bazë, aq më e madhe duket fuqia e Berishës. I pari kontrollon kryesinë ndërsa i dyti antarësinë.

Paraardhëse

Erion Braçe u bën reklamë gjelave të Lushnjes dhe Divjakës: Nxitoni dhe merrini që tani, mos i lini tregtarët e qyteteve të mëdha t’ju grabisin në javën e fundit

Pasardhëse

Luante me Maguire, pastaj u tërhoq për shkak dëmtimi, por fati nuk e braktis: Terry Kennedy fiton llotarinë

Pasardhëse

Luante me Maguire, pastaj u tërhoq për shkak dëmtimi, por fati nuk e braktis: Terry Kennedy fiton llotarinë

Diskutime rreth kësaj post




Shqip+

Habia, sallatë ruse në samitin e liderëve të NATO-s në Madrid

Nga lajme2
29 June, 2022
0

Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë së lartë...

Ervin Karamuço: Kam qenë i pari që kam kërkuar dorëheqjen e Ardi Veliu, ja pse

28 June, 2022

“Nëse do të çmendesh sot, mjafton të shohësh”, rrëfehet Grida Duma: Djalin s’e lë të më shohë në TV

28 June, 2022

Lajm i mirë nga Lojërat Mesdhetare, Shqipëria fiton medalje ari në mundje

28 June, 2022

Kryemadhi e konfirmon, bashkohet me Berishën në protestën e 7 korrikut

28 June, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.