Edhe pse është larguar prej disa kohësh nga Shqipëria, Big Basta nuk ka hequr dorë në asnjë moment nga muzika. Së fundmi reperi ka ndarë nga Zelanda e Re një projekt tjetër të tij, në të cilin ka sjellë realitetin e hidhur në të cilin ndodhet vendi ynë.
Vesa e ka ndarë këtë projekt në llogarinë e saj, njëjtë si shumë personazhe të njohur të tjerë që e kanë komentuar dhe komplimentuar artin e Big Bastës.
“Realitet i hidhur
Sot eshte dita me e madhe- kurorezimi i vullnetit, nje tjeter shtet na uroi mireseardhjen- PERTEJ DETIT 🙏🏼🇳🇿🇦🇱— por duhet te ishim mbret ne vendin tone😢”, ka shkruar Luma krah videos së partnerit të saj.
Miqtë e dyshes kanë pohuar se i mungojnë tekstet e reperit, i cili është larguar prej disa vitesh në Zelandë aty ku ka pohuar se janë duke ndërtuar një të ardhme më të sigurtë për të voglin e tyre, Lian./revistawho
Diskutime rreth kësaj post