Mediat italiane raportojnë se kryeministri i vendit sapo iu ka dhënë lajmin e dorëheqjes ministrave. “Falënderoj çdo ministër, për çdo ditë të këtyre muajve së bashku,” i tha Kryeministri ekipit të tij të qeverisë.
“Tani është momenti i të vërtetës. Tani do të kuptojmë çfarë ishte pas asaj që shkaktoi dorëheqjen e ministrave të Italia Viva,” u shpreh Conte.
Ndërkohë që krerët e delegacioneve të forcave të shumicës, Alfonso Bonafede, Dario Franceschini dhe Roberto Speranza përsëriten mbështetjen e tyre .
La Repubblica shkruan se Conte më pas do të ngjitet në presidencë për zyrtarizmin e dorëheqjes.
Që nga ai moment, të gjitha skenarët që kreu i shtetit do të duhet të vlerësojë janë të mundshme, por së pari Sergio Mattarella do të fillojë konsultat me të gjitha forcat politike.
Ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq në 13 janar 2021 nga koalicioni qeveritar italian duke e zhytur vendin në krizë. Ai njoftoi dorëheqjen e ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, të cilët kanë përgjegjësi përkatësisht për bujqësinë dhe familjen, si dhe nënsekretarin për punët e jashtme Ivan Scalfarotto, në një konferencë shtypi, duke i hequr kështu mbështetjen Kryeministrit Giuseppe Conte.
Pavarësisht tërheqjeve të ministrave të Renzi-t, Kryeministri Conte i kishte votat e senatit për të vazhduar më tej, por ai zgjodhi të japë dorëheqjen për të kërkuar përsëri votëbesimin e popullit.
Diskutime rreth kësaj post