Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur zyrtarisht se beteja me koronavirusin nuk është fituar. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se pandemia e Covid-19 po përshpejton:
“Dje u regjistruan 150 mijë raste të reja, numri më i lartë ditor deri tani. Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme. Shumë njerëz janë kuptueshmërish të lodhur duke qëndruar në shtëpi. Vendet janë të paduruar për të rihapur kompanitë dhe ristartuar ekonominë. Por, virusi po përhapet ende, është ende vdekjeprurës”.
“OBSH-ja është thellësisht e shqetësuar për rrezikun, real dhe aktual, që Covid-19 të mund të përhapet në mënyrë të gjerë në kampet e refugjatëve”, tha Ghebreyesus.
Në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve, komisari i OKB-së për Refugjatët, Filipo Grandi deklaroi se kjo kategori njerëzish janë kryesisht në rrezik, sepse shpesh kanë akses të limituar për ujin, shërbimin shëndetësor dhe ushqimin.
Diskutime rreth kësaj post