Analisti Besnik Mustafaj tha se lëvizjet e fundit të presidentit Ilir Meta janë të ligjshme por jo të zakonshme dhe se kjo ndodh kur demokracia është e rrezikuar.
“Asnjë nen i kushtetutës nuk ia ndalon presidentit t’i drejtohet popullit. Problemi nuk shtrohet a është e ligjshme kjo sjellje e presidentit, a është e zakonshme? Jo. Kjo ndodh shumë rrallë, kur demokracia është e rrezikuar apo e përmbysur. Nuk dihet se si do të ketë vazhdim një përpjekje e tillë e presidentit por e ligjshme është.
Opozita do jetë në shesh, mendoj se socialistët duhet të jenë në shesh, edhe ne të tre.
Mua më shqetëson fakti që në disa dalje që kanë qartazi konotacione politike presidenti është para opozitës. Në kuptimin që opozita duhet të ishte në avangardë si institucion i destinuar të bëjë politikë”, deklaroi Mustafaj në News24.
Diskutime rreth kësaj post