• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha zbulon planin Rama-Basha: Po tentojnë të asgjësojnë PD-në, po përdoren qindra miliona euro

20 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
73
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tregoi atë që ai e quan plan të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha për të asgjësuar PD-në.

Berisha tha se Rama po kërkon që të vazhdojë pushtetin e tij aq sa t’i lejojë natyra duke ja lënë PD-në në dorë grupit AliBasha.

“Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë të degëve. Ajo ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Në tërësi ato me përjashtime shumë të rralla nuk krijuan qarje, hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë frymë kaluan dhe primaret për qeveritarët vendorë.

Po në këtë frymë do të kalojnë kandidaturat për deputetë dhe qeveritarë qendror. Por cili është mesazhi i madh në rrafshin partiak për çdo anëtar të kësaj partie, të guxojë të kandidojë.

I zgjedhuri Duhet të investojë tek ata tek të cilët do ti përfqësojë, duhet të fitojë besimin, të bëjë avokatinë e tyre dhe duhet ta konsiderojë veten njëri prej tyre.

Këto arritje janë shumë të rëndësishme dhe janë një presmisë e mirë për fushatën tonë elektorale. Ne hyjmë në një fushatë elektorale si njerëz të lirë, me kandidatët tanë të përzgjedhur në mënyrën më demokratike. Ky është një avantazh, një epërsi e padiskutueshme aq sa ka liria epërsi.

Ne hyjmë në këtë fushatë gjithashtu në kushtet kur regjimi degradon gjithnjë e më shumë. Në kushtet kur regjimi rëndon gjithnjë e më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve. Në kushtet kur regjimi kalbëzohet çdo javë e më shumë. Në kushtet kur Edi Rama dëshmon qartë se është i vendosur të bëjë gjithçka deri sa ti japim vendin që meriton, për të shkatërruar PD dhe për të spastruar Shqipërinë, e për ta shndërruar atë në parajsën e krimit, korrupsionit dhe klaneve me pasaporta të arta e me radhë.

Ne sot jemi para një alternative me këtë armik që kemi përballë. Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet.

Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin.

Mendon dhe beson se mund të tjetërsojë PD-në. Kjo është çështja jonë, e çdo demokrati/ demokrateje, e çdo shqiptari dhe shqiptareje që do lirinë e pluralizmin”, shtoi ai.

Paraardhëse

“Kërkoj organizim të fuqishëm” Berisha shpalos planin e vitit tjetër, ja çfarë pritet të ndodhë në janar

Pasardhëse

I bleu sot Shqipëria: Të pajisur me 4 raketa, ja gjithçka duhet të dini për dronët ‘Bayraktar’

Pasardhëse

I bleu sot Shqipëria: Të pajisur me 4 raketa, ja gjithçka duhet të dini për dronët ‘Bayraktar’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.