Ish-Kryeministri Sali Berisha nxjerr emrin që sipas tij dekonspiroi operacionin për kapjen e Kelmend Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, i njohur ndryshe dhe si “baroni” i drogës në Ballkan.
Duke publikoi mesazhin e një qytetari, Berisha nxjerr emrin e “narkodrejtorit” që informoi Balilin.
Sipas pretendimeve të qytetarit, bëhet fjalë për Vangjel Xhavarën, i cili ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Delvinë dhe që aktualisht është oficer në Fushë Krujë.
Mesazhi i qytetarit:
“Mirëmbrëma doktor, pasi lexova në media informacionin e Shish për oficerët e implikuar për trafik droge dhe dekonspirim të operacioneve policore, shefi i komisariatit Delvine është Vangjel Xhavara i shkarkuar nga qeveria tonë e PD dhe i rikthyer nga Edi Shullazi. Sot ky polic trafikant është oficer në Fushë Krujë. Unë të kam drg sms dhe më shpejt për këtë person i cili prishi aksionin kundra Balilit disa herë.”
Diskutime rreth kësaj post