• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i SHBA-së

21 January, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se rikthimi i Donald Trump si president i SHBA-së është një mrekulli për kombin amerikan dhe të gjithë botën.

Në një deklaratë për media, ai tha se Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump dhe kombi i tij i madh e zgjodhi presidenti, për të shpëtuar SHBA, paqen dhe lirinë në botë.

Sipas tij nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.

“Rikthimi i Donald Trump si presidenti i 47 i SHBA është rikthimi me votën e lirë, më i fuqishëm, më i jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit.

Rikthimi i presidentit Donald Trump ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë botën.

Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump dhe kombi i tij i madh e zgjodhi president për të shpëtuar SHBA, lirinë, paqen dhe sigurinë në botë.

Nga sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, fuqia e pakrahasueshme e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt.

Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i SHBA, dhe jo vetëm i tyre, nga vërshimi politik, kulturor, social në politikën zyrtare të administratës amerikane i ekstremit të majtë marksist-leninist, dhe përtej marksist-sorosian, që me flamurin e censurës uoke kulture, dhe sulmin ndaj familjes dhe identitetit gjinor njerëzor, përbën një rrezik madhor për qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin në tërësi.

Nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.
Trashëgimia dhe kultura tradicionale e kombeve, familja dhe identiteti njerëzor janë më të mbrojtura dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.

Kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.

Shënon fundin e shndërrimit të fondacioneve të superspekulantit, kryekorrupturit dhe kryecensorit të planetit, Soros, de facto në ambasadën në hijie të SHBA, së bashku me diplomacinë zyrtare mbështetën axhendën e ekstremit të majtë, përfshi këtu shndërrimin e sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit të qeverive të majta, përdorimin e tij njëlloj si në SHBA për persekutimin, arrestimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë konservatorë.

Mbështetën politikën e pajtimit me krimin, drogën dhe në rastin konkret ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

PD u përball këto vite me përpjekjet korruptive të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros kundër saj, me angazhimin direkt të diplomacisë së ndikuar nga Sorosi në persekutimin e udhëheqjes politike të kësaj partie, përpjekjen për shndërrimin e saj në fasadë-opozitë dhe asgjësimin e saj.

Por, me gjithë këto, PD qëndroi dhe është sot e vendosur të bashkpëunojë ngushtë me Partinë Republikane, administratën e presidentit Donald Trump për marrëdhëniet me të ngushta miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.

PD është shumë e inkurajuar nga zotimi i presidentit Donald Trump për të shpallur grupe terroriste të karteleve të drogës. Ky zotim është një mbështetje tejet e çmuar për qytetarët shqiptarë, që përjetojnë narkodiktaturën e Edi Ramës dhe klaneve rajonale e ndërkombëtare të drogës, me të cilat ai ndan pushtetin.

Duke përfunduar, PD si një partnere dhe mike e vërtetë e Partisë Republikane dhe SHBA që nga themelimi i saj, i dërgon sot presidentit të 47 të SHBA, Donald Trump, urimet më të përzemërta për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e vendosur e vizionare të SHBA në interesin më të mirë të vendit, udhëheqës të botës së lirë, miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën”, u shpreh Berisha.

Paraardhëse

Berisha: Zotimet e Trump janë një mbështetje e çmuar për shqiptarët që po përjetojnë narkodiktaturën e Ramës

Pasardhëse

“Ma shpifin njerëzit e tillë”, Stresi flet me Sarën për Vullnetin

Pasardhëse

“Ma shpifin njerëzit e tillë”, Stresi flet me Sarën për Vullnetin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.