• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha përplaset ashpër me SHBA dhe tregon kush po e kërcënon

5 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Po më kërcenojnë me dogmën e barit”, kjo është deklarata e Sali Berishës ditën e sotme në një konferencë LIVE këtë të enjte për mediat.

Berisha iu përgjigj edhe ambasadores amerikane Yuri Kim, ku u shpreh se kërkesa e saj për qëndrimin e tij jashtë kuvendit është i pabazë.

“George Soros dhe Edi Rama po hakmerren politikisht ndaj meje, për denoncimet e mia për lidhjet e Ramës me krimin dhe pasuritë e paligjshme. Vendimi është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të prerë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Mungesa e transparencës së këtij vendimi tregon se është vendim vetëm politik. Por, pavarësisht nga këto, unë nuk kam ngritur padi kundër vendimit politik, por kundër shpifjeve mbi të cilat bazohet ky vendim. Karakterin politik të këtij vendimi e dëshmon edhe kërkesa e ambasadores që të mos futem në Parlament, me kërcënime me bar që e ka përdorur dikur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobët e pandreqshëm”, – tha Berisha.

Yuri Kim pati deklaruar: “Do të jetë e rëndësishme që PD-ja të mendojë për këtë çështje dhe sikurse e kam përmendur edhe më parë, PD-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj”.

Sali Berisha shtoi: “Konferencën e kam thirrur për t’ju njoftuar ju se avokati im ka dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit. Pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken për të shpallur non grata mua dhe familjen time, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi u dorëzua padia pranë kësaj gjykate. Padia bazohet në precedentë të ngjashëm të mëparshëm dhe në parimin universal që për shpifjen nuk ka imunitet. Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken që të dërgojë pranë gjykatës fakte, dokumente dhe prova që disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Me këtë rast ju informoj edhe se sot, pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që i drejtohem një gjykate dhe nuk kisha imagjinuar që do të ngreja padi ndaj Sekretarit të një vendi që e admiroj kaq shumë. Me këtë padi dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe të gjthë shqiptarëve”.

Paraardhëse

Sali Berisha zbulon për herë të parë se çfarë i ka kërkuar Lulzim Basha ambasadores Yuri Kim

Pasardhëse

Shpërthen Kreshnik Spahiu: “Katundari” sot e shiste 13 mijë lekë kilen e fikut, këta duan t’i marrësh zvarrë si policia e Enver Hoxhës

Pasardhëse

Shpërthen Kreshnik Spahiu: “Katundari” sot e shiste 13 mijë lekë kilen e fikut, këta duan t’i marrësh zvarrë si policia e Enver Hoxhës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.