Oficer policie, i dënuar në vitin 2008″>2008 me akuzën e “torturave çnjerëzore”, që sot vijon punon mes uniformave blu.
Ky është denoncimi i mbërritur në adresën e ish kryeministrit Sali Berisha, ku shpjegohet se si dhe pse, oficeri Ardit Hasanbega vijon të jetë në Policinë e Shtetit, pavarësisht largimit dhe dënimit në vitin 2008″>2008.
“Ky është dhe nipi i Haki Hasanbegës nga Tepelena, ish shefi i komisariatit Vlorë që u kap me drogë dhe u shkarkua nga detyra. Ja ca personash janë akoma në Policinë e Shtetit. Në Tepelenë flitet që pasi iku Hakiunga detyra tani vete Arditi dhe takohet me kapot e bandave të mallit”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit:
Narkoshteti eshte shtet i banditeve dhe trafikanteve!
Tortura ne narkoshtet si merite per ngritje ne pergjegjesi!
Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Doktor.Uroj te jeni mir,po ju shkruaj per nje oficer policie qe punon te pergjimet dhe shantazhon njerezit i quajtur Ardrit (Ardit) Hasanbega,i cili ne qeverisjen tuaj ne 2008″>2008 eshte shkarkuar nga detyra si oficer policie dhe eshte arrestuar per nje nga shkeljet me te renda TORTURE CNJEREZORE te te burgosurve.Ne 2013 u kthye perseri ne detyre.Ky eshte dhe nipi i haki hasanbeges nga tepelena ish shefi i komisariatit vlore qe u kap me droge dhe u shkarkua nga detyra.Ja ca personash jan akoma ne policin e shtetit. Ne Tepelen flitet qe pasi iku hakiu nga detyra tani vete arditi dhe takohet me kapot e bandave te mallit.
Diskutime rreth kësaj post