Drama për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ende vazhdon. Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon takime elektorale, në këtë rast në Kukës. ai është shprehur se asnjë parti opozitare në Europë nuk ka përjetuar atë që po përjeton PD-ja që nga shtetori deri më sot.
Një shqiptar i Kosovës ka marrë pjesë në takimin që Berisha ka mbajtur me demokratët e Kukësit ditën e sotme.
Ai e falënderoi Berishën dhe i kërkoi që të hiqte taksën e Rrugës së Kombit.
Nga ana tjetër, Berisha u përgjigj se kjo gjë do të bëhej sapo PD të vinte sërish në pushtet duke rrëzuar qeverinë aktuale.
“Taksa do hiqet dhe ajo rrugë do të mbetet e Kombit ashtu siç e ka emrin. Ajo është një taksë turpi, një taksë që shpreh jo pak qëndrimin e tij që u vendos mbi bazën se “Kukësi ka marrë shumë” dhe duhej të paguante pse u ndërtua rruga. Është një taksë urrejtje. Qarku i Kukësit është më i varfëri në Europë. Është rreth 16 vite larg Tiranës. Ndërsa Ballkani i Hapur është projekt i mirëfilltë i Serbisë së Madhe. Është projekt i Aleksandër Vuçiç, i cili nuk njeh gjenocidet e bëra në Kosovë dhe Bosnjë”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post