• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha godet të vetët: Kërkuan rinumërim të votave, zgjodhën rrugën e gabuar

31 May, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
89
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.

Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim ankimimin e Alimehmetit, Hajdarmatajt, Hoxhës dhe Kucanes, të cilët as nuk e pyetën dhe as nuk e pritën, por u ankuan vetë në KAS.

“Shumë zhurmë për asgjë. Venecia, ODIHR dhe kodi ynë ia njohin këtë të drejtë subjekteve politike që investohen edhe për kandidatin. Kandidatët e Tiranës u informuan sërish dje që rruga që kanë ndjekur është joligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin. Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji. Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë KQZ-së. Pra, ka qenë vetëm një keqkuptim nga ana e tyre”, tha ai.

Por ujërat nuk duken të qeta në selinë blu. Ndaj Berisha u kërkoi sërish durim dhe që kërkesat t’i bëjnë nëpërmjet përfaqësuesve ligjore të partisë.

“Ata nuk duhet të humbasin kohën, t’i paraqesin ato që kanë paraqitur në KAS, pranë përfaqësuesve tanë në KQZ, që përfaqësuesit tanë për qarqet që kanë marrë vendime për vlefshmëri apo pavlefshmëri të procedojnë me shqetësimet e tyre”, ka thënë Berisha.

Pasi pa që ndërkombëtarët jo vetëm certifikuan zgjedhjet, por nuk munguan as urimet për lidershipin e ri, Berisha doli këtë të shtunë në konferencë me një rezolutë të internacionales demokrate. Bashkë me të edhe me një fajtor të ri për humbjen e zgjedhjeve.

“Kontrolli i partisë në pushtet mbi median, censura editoriale dhe ndalimi me motiv politik i platformës TikTok dëmtuan rëndë mundësinë e votuesve për të pasur qasje në informacion të balancuar dhe të larmishëm”, shtoi ai. /abcnews.al

Paraardhëse

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isaj lë nam në Bruksel me anglishten

Pasardhëse

“Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Pasardhëse

“Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Nga lajme2
17 June, 2025
0

Dita e nesërme, 18 Qershor 2025, pritet të karakterizohet nga një përmirësim i ndjeshëm i kushteve të motit në pjesën...

Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn

17 June, 2025

A i mungon BBV? Danja zbulon çfarë raporti ka me Laertin: Nisim ndonjë

17 June, 2025

Dafina Zeqiri emocionon me dedikimin e ndjerë për të birin: Mezi pres të të mbaj në krah

17 June, 2025

Pse Cristiano Ronaldo vendos manikyr të zi në gishtat e këmbëve?

17 June, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.