• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Duan të falimentojnë portin, nesër na pret një seancë e fortë

23 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se Edi Rama dhe Belinda Balluku duan të falimentojnë Portin e Durrësit.

“Me portin janë vërsulur Rama-Balluku-Vengu për ta falimentuar sa më parë. Me një akt të padëgjuar, porti është shndërruar në një institucion kredidhënës. I jep 5 milionë euro portit të Vlorës, i jep 4 milionë euro Albcontrolit. Duan ta falimentojnë me çdo kusht.

Blihen makineri të reja, miliona e miliona euro, nuk përdoren. Porti, falë investimeve shumë serioze që janë bërë, sot ka një kapacitet përpunues prej 8 milionë ton në vit. Gjer tani, ai ka arritur në shifrën 4.8 milionë ton.

Tani çfarë ndodh? Anijet do devijohen në Igumenicë, Selanik dhe në Tivar. Të gjithë këtë devijim, nuk e paguan njeriu që shëtit me avion me dhomë gjumi luksoze. Ai pasurohet me apartamentet që po shiten që në ajër, pa themel. E paguajnë qytetarët e thjeshtë, e paguajnë në mallra dhe gjithçka që blejnë. A mund të veprojë një njeri në këtë mënyrë? Vetëm ai që është verbuar, që nuk ka të ngopur në të vjedhur mund të veprojë kështu,” tha Berisha.

Ai paralajmëroi se nesër do ketë një seancë të ashpër parlamentare për këtë çështje.

“Prandaj ne, të gjitha këto çështje madhore për portin, duhet t’ia bëjmë të qartë shqiptarëve. E ka vënë çështje të parë në rend dite, ne do qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës. Do përpiqen të na bllokojnë.

Se ai ka urrejtje patologjike për fjalën, për parlamentin, për opozitën sigurisht. Ndaj edhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme. Duhet, zotërinj deputetë, të mbrojmë me vendosmërinë më të madhe, interesat e qytetarëve shqiptarë, interesat e publikut te porti i Durrësit.

Ne do ngremë komision hetimor parlamentar. Do përfshijmë edhe portin e Vlorës dhe Sarandës. Ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj. Përveç kësaj, është shkelja më flagrante e MSA. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Ndaj dhe nesër e kemi një ditë shumë të rëndësishme në parlament. Duhet të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona që të mbrojmë interesin publik,” tha Berisha.

Paraardhëse

Ndodh në Kosovë, punonjësi i supermaketit kafshon klientin në vesh

Pasardhëse

Serbisë i kushtëzohen negociatat për anëtarësim me sanksionet ndaj Rusisë

Pasardhëse

Serbisë i kushtëzohen negociatat për anëtarësim me sanksionet ndaj Rusisë

Diskutime rreth kësaj post




Shqip+

“Je ulli pa kokrra”, prona fut në sherr dy kunatat: Atë do ta marr edhe vëllain tënd do e lë

Nga lajme5
6 February, 2023
0

Maria dhe Amalia janë dy kunata që janë përballur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” për çështjen e një prone. Bëhet...

“Çmendet” shoferi, ecën me “Benz” nëpër trotuar pranë komisariatit në Kamëz (VIDEO)

5 February, 2023

Çfarë është aplikacioni ku flisnin Rama-McGonigal? Evi Kokalari zbardh detajet: Përdoret nga CIA

5 February, 2023

“Para hienave, vijnë luanët,” Efi jep mesazhin e fortë pas përfundimit të rrugëtimit në Big Brother

5 February, 2023

Pasi nxorri Efin nga shtëpia, Dea Mishel “në delir”: Luizi ka frikë nga unë (VIDEO)

5 February, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.