• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: “Biden tregoi një interes shumë të gjallë dhe të veçantë për marrëveshjen Kosovë-Serbi”

7 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, për fitoren e Joe Biden si President i SHBA.

Berisha tregoi në një lidhje me skype përballë gazetares Nisida Tufa dy takimet me Biden, ku u shpreh se ai i ka thënë fjalët më të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk ja ka thënë kurrë asnjë burrë shteti, raporton “BalkanWeb”.

Mes të tjerash, ish-kryeministri theksoi se Joe Biden do të bëjë gjëra të mëdha edhe për arritjen e një marrëveshjeje të ndershme mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se edhe marrëveshja e fundit në Shtëpinë e Bardhë ishte një hap mjaft pozitiv nga Donald Trump.

“Do të thotë një shef ekzekutiv i SHBA me njohuri të thella për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, me qëndrime të përcaktuara njëkohësisht miqësore. Unë e kam takuar dy herë si zv.president Joe Biden dhe ruaj kujtime shumë të veçanta. Bisedat kanë qenë të shkurtra, vetëm për Shqipërinë. Fjalët e tij për Shqipërinë kanë qenë më të veçantat që më ka thënë ndonjëherë ndonjë burrë shteti. Kurse Donald Trump, ndonëse në vitet e para të presidencës pa ndonjë motiv të spikatur për rajonin, në fund tregoi një interes shumë të gjallë dhe të veçantë për marrëveshjen Kosovë-Serbi. I bëri kombit shqiptar një shërbim të madh të pamohueshëm, njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe shtroi një sërë çështjesh për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Biden është me një histori të thellë e të gjatë, por edhe miqësor, për Shqipërinë e shqiptarët, Donald Trump u angazhua së fundi me rezultate konkrete”, u shpreh ish-kryeministri.

A mendoni se do të ndikojë Presidenca Biden në rrugën e integrimit të Shqipërisë?
Mendoj se SHBA, pavarësisht se kush ka qenë president, kanë pasur si dëshirë dhe përpjekje ndihmën për Shqipërinë për integrimin në BE. Nuk mendoj se kjo ndihmë apo dëshirë ka munguar në administratën aktuale.

Po sa i takon Kosovës si do ndikojë Presidenca Biden?
Në raport me Kosovën mendoj se Presidenca Biden do vazhdojë përpjekjet, do bëjë përpjekje të mëdha, për një marrëveshje të ndershme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për zgjidhjen e një sërë problemesh të mëdha që ekzistojnë mes këtyre dy vendeve.

Paraardhëse

Mesazhi i parë i Biden pas fitores: “Jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin”

Pasardhëse

Ligji për Presidentin, PD: “Vendimi antikushtetues i Ramës,shembull tipik i një Kryeministri në ikje”

Pasardhëse

Ligji për Presidentin, PD: "Vendimi antikushtetues i Ramës,shembull tipik i një Kryeministri në ikje"

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.