Kuvendi i Partisë Demokratike, u mbajt ditën e djeshme, ku u votua shkarkimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ku pak ditë më parë, gazetari Frrok Çupi, bëri një deklaratë të bujshme, se Kuvendi i datës 11 dhjetor, do ta gjente në pas hekurave Sali Berishën, deklaratë kjo e publikiuar nga shumë media.
Megjithatë, duket se ky parashikim, që siç thoshte Frrok Çupi vinte nga informacionet e tij, ka dështuar.
Deklaranta që ka bërë Frrok Çupi në Top News:
“Më 11, nëse Berisha është jashtë, nëse nuk është i ftuar nga S**P*AK, më 11 do të ndodhë lloji i tortës që bën Berisha. Besoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në b**urg, por megjithatë presim… Mua më pyetët si një vëzhgues, si një studiues i politikës dhe si një njeri që informohet. Profesioni më ka mësuar të mos flas pa informacion.
Nëse do të ndodhë që Berisha do jetë i lirë dhe të mbledhë njerëzit, sigurisht që do t’i mbajë në këmbë, e do t’i mbajë njerëzit e do t’i thotë se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan. Kështu e ka shtyrë gjithë jetën Berisha. Bëri një ligj përçarës për pronat, nuk u trajtuan njerëzit e p**ersekutuar gjatë komunizmit dhe u lanë në mes të rrugës, u lanë në mes të rrugës intelektualët.
Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do t*i thonë atij se të kam dhënë dy groshë, m’i kthe tani, më ke thënë se do të bëhem ministër e tani s’më bëre”, kështu është shprehur Ҫupi.
Diskutime rreth kësaj post