Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, tashmë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Andi Lila ka zgjedhur të preferuarin mes ish-kreut historik të PD-së, Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha I preferuari i Lilës është Basha.
Deklarata e Lilës:
“Të them të drejtën Sali Berishën nuk e kam takuar kurrë, lideri jonë historik, unë jam padiskutim për Bashën si figurë si lider, është një lider që unë e ndjek. Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike, njeriu që ka bashkëpunuar me amerikanët për një kohë të gjatë. Ne jemi një familje e madhe, në familje duhen të gjithë, kapiteni është Lulzim Basha nuk e vë në diskutim fare. Di që familja është e madhe, anija do të shkojë në destinacion”, është shprehur Lila.
Diskutime rreth kësaj post