Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila nga një mbështetëse e Sali Berishës, gjatë kohës kur ai nisi turin e Foltoreve dhe përplasjet me Lulzim Bashën, është kthyer në një kundërshtare të tij, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se qëllimi i saj është pastrim total i mentalitetit komunist, shkatërimin e plotë të kupolës së regjimit post-komunist. Kokalari shkruan se Berisha, që ishte një student i babait tim në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, adhuronte Enver Hoxhën.
“Këtë që bëj për PD-në, nuk është për karierë politike, ndryshe do kisha pranuar pozicionin e nën-kryetarit kur Berisha ma ofroi përpara Kuvendit të 2022. Këtë e ka pranuar vetë Berisha publikisht në një intervistë të dhënë disa vite më pare”, shkruan Kokalari.
Postimi nga Evi Kokalari
Me shumë respekt dua t’ju kujtoj atyre që më shkruajnë privatisht se “është Sali Berisha ai o budallenj”, se vij nga ajo familje që juve j’u dha dhe Enver Hoxhën dhe Musine Kokalari, plus 20-të tjerë që nga frika e forcës së tyre intelektuale, kushëriri i madh i persekutoi deri në palcë. Në ndryshim, Sali Berisha, që ishte gjithashtu një student i babait tim në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, ai – pra Berisha – adhuronte kushëririn e madh në një kohë që shumica jonë, fut këtu dhe tim atë, ishim distancuar dhe larguar nga vëmëndja e kupolës komuniste të vendit dhe fokusoheshim tek mbijetesa e brezave.
Ndosha ai është Sali Berisha për ju o budallenjtë, por gjërat nga ku qëndroj unë, duket ndryshe, shumë ndryshe, dhe për t’u shprehur super qartë, për mua është një element shtesë që duket qartë që duhet luftuar. Këtë që bëj për PD-në, nuk është për karierë politike, ndryshe do kisha pranuar pozicionin e nën-kryetarit kur Berisha ma ofroi përpara Kuvendit të 2022. Këtë e ka pranuar vetë Berisha publikisht në një intervistë të dhënë disa vite më parë.
Ajo që dua të bëj nuk është vetëm për PD-në, por për vendin, dhe e ndjejë obligim në këtë pikë të mbaroj ç’ka nisën kushërinjtë e mi: pastrim total të mentalitetit komunist, shkatërimin e plotë të kupolës së regjimit post-komunit, dhe pse jo shkatërrimin e Partisë së Punës së Shqipërisë, që është akoma në ekzistencë sot dhe kësaj dite. Nëse dikush ka takatin, energjinë dhe pasionin tim, të dal dhe ta marrë PD-në dhe ta kryesojë këtë luftë, por nëse do thoni se nuk ju lë Berisha, ju nuk jeni për këtë punë. Në këtë pikë ka vetëm një rrugë: Vetëm përpara dhe gjithmon djathtas!
Diskutime rreth kësaj post