Ditën e djeshme përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi.
Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daciq, Kamberi vazhdoi të ngrejë zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Lidhur me këto pamjet nga parlamenti serb që po qarkullojnë me shpejtësi, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan Berisha:
“Deputeti shqiptar Shuaip Kamberi bën historinë!
Ai mban fjalim shqip në strofullën e albanofobisë, parlamentin e Serbisë. Albanofobi i damkosur Ivica Daçiç kryetar parlamenti, në një akt intolerance dhe albanifobie kerkon më kot ti ndërpresë fjalën deputetit shqiptar.
Fjalimin e tij shqip deputeti Kamberi e mbajti për të dënuar vendimin racist të gjykatës sërbomadhe të Beogradit, e cila nuk dënoi ministrin gangster Vulin për përdorimin me qëllime fyese të cilsorit shqiptarci.
Përshëndes përzemërsisht deputetin Kamberi dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimet raciste antishqiptare të serbomedhenjve të Beogradit.
Ketu më poshtë keni fjalimin e deputetit shqiptar Shuaip Kamberi në parlamentin e Beogradit. sb
VIDEO E PLOTË – Fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë, Kamberi ja thotë shqip Ivica Daçiçit: Nuk ju përulem”. – shkruan Berisha.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post