Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka komentuar operacionin e SPAK në Lushnje ku janë shoqëruar në polici Kryebashkiaku Fatos Tushe, dhe 10 persona të tjerë.
Këlliçi ka shprehur keqardhjen që bëri kreu i qeverisë, vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit se Fatos Tushe është arrestuar.
Komenti i Këlliçit:
“Më vjen keq me talljen që ka bërë Kryeministri sot, i lau duart 5 minuta pasi u arrestua Tushe, ndërkohë harroi deklaratë e tij që bëri dy muaj më parë, që krenohej dhe rrihte gjoksin së bashku me Erion Braçen dhe Gramoz Ruçin, ku shkonte në qytetin e Lushnjes dhe prezantonte Fatos Tushen si modelin më të mirë të rilindjes. Pyetja është se pse kemi një standard të dyfishtë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post