Pas mbarimit të prezantimit të 60 kandidatëve për bashkitë e vendit për zgjedhjet e 14 majit, i fundit ka mbetur Belind Këlliçi, që nuk u prezantua në filllim me kandidatët e qarkut të Tiranës.
Ai hyri në fund, bashkë me autobusin “falas” për të ilustruar premtimin kryesor të fushatës.
Premtimi i Këlliçit për transport urban falas për të gjithë, ishte prezantuar pak ditë pare dhe është sulmuar ashpër nga qeveria dhe bashkia e Tiranës.
Rama, gjatë prezantimit të 61 kandidatëve në Sheshin “Skënderbej” e ironizoi, duke thënë se i ka humbur fizarmonika.
Diskutime rreth kësaj post