Kirurgia onkogjinekologjike, Silvana Çeliku është shprehur në News24 se kirurgjia ka pezulluar totalisht punën duke kryer vetëm operacionet emergjente.
“Si gjithë populli e gjithë bota, edhe ne mjekët dhe unë personalisht, ndihem pak ndryshe, na ka ndryshuar jeta, cilësia e saj, por ne mjekët nuk duhet ta njohim as ankthin as dëshpërimin, për ne është vetëm shpresa, se ne biem në këtë, atëherë cfarë duhet të bëjë populli që e njeh shumë pak këtë sëmundje. Kjo është një sëmundje që erdhi në mënyrë të papritur, është shumë ngjitëse dhe na bën të gjithëve të reflektojmë
Kirurgjia ka pezulluar totalisht punën duke shtyrë ato raste që presin dhe duke bërë të gjitha ato raste që janë urgjencë. Ndërkohë kemioterapia, radio terapia vazhdojnë me të njëjtin intensitet. Jemi munduar që t’i cojmë dhe nëpër rrethe aty ku kemi mjekë onkologë. I sëmuri duhet të qendrojë vetëm pa shoqërues dhe yzmeti si të thuash u bëhet nga personeli”, tha doktoresha.
Diskutime rreth kësaj post