25 rastet e reja me koronavirus janë vetëm në Kurbin dhe Krujë. Konkretisht 17 raste në Krujë dhe 8 të infektuar në Kurbin. Lidhur me këto vatra Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në këto fasoneri në 3 ditët e fundit janë kryer mbi 160 testime.
Sipas saj, hetimet epidemiologjike dhe gjurmimet vazhdojnë dhe zgjasin disa ditë.
“Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Krujë dhe Kurbin janë vatër për hetimin dhe vazhdimin e gjurmimit të thelluar epidemiologjik të të gjitha rastet e dyshuara sipas të gjitha kategorive. Gjurmimi është një gjurmim që zgjat me disa ditë. Në varësi të kontakteve që kanë pasur për shkak edhe të periudhës së inkubacionit që ky virus e ka të tejzgjatur është një periudhë e gjatë që duhet të evidentohen dhe të listohen personat që kanë qenë me rastet pozitive. Kjo kërkon pak kohë dhe deri në momentin që mbyllja e hetimit epidemiologjik do të përkojë edhe me rekomandimet bazë, sigurisht që do merren masat administrative siç është ISHSH.
Po diskutojmë në drejtim të të gjitha parametrave dhe protokolleve që këto fasoneri apo subjekte të tjera me kapacitet punonjësish të këtij niveli duhet të zbatojnë me përpikmëri masat e distancimit fizik gjatë procesit të punës, kushtet e higjienës, etiketës respioratore, mbajtja e maskave dhe dorezave dhe proceset e dezifenktimit gjatë orareve të mbyllura dhe të hapura gjatë aktivitetit të fasonerisë. Nëse ne evidentojmë një rast gjurmimi duhet të shkojmë deri në personin e fundit të kontaktit sipas nivelit të riskut dhe duke gjurmuar duhet të përfundojë hetimi epidemiologjik për të nxjerrë konkluzionet përfundimtare.
Në fasoneri në Krujë janë kryer 120 teste gjatë këtyre tre ditëve dhe janë në proces marrja e testeve të tjera për ditën e sotme, që janë marrë edhe 30 tampone gjatë paradites. Ndërkohë grupi i epidemiologëve është në terren duke ndjekur kontakte të tjerë. Në Kurbin janë marrë mbi 40 tampone kryesisht në fasonerinë që është diskutuar për rastin pozitiv dhe kontaktet e tyre dhe janë në vazhdim e sipër për listën e kontakteve të tjerë sekondarë të rasteve pozitive.
Në lidhje me personat që vijnë nga jashtë dhe karantinohen në hotele, Tomini tha se për ta ndiqet protokolli si për të gjithë personat e tjerë që kanë pasur udhëtime jashtë. Nëse njëri prej tyre do të shfaqë simptoma, Tomini tha se do t’i bëhet testimi të gjithëve”, tha ajo për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post