Ish-drejtori i ISHP-së, Besnik Jaku tha se ndonëse është një fenomen që ndodh me shumë lloje testimesh, gabimet në tampone por edhe në testet serologjike janë të mëdha në vendin tonë.
Ai tha se gabimet në laboratoret serologjike por edhe aty ku testohen tamponet, janë të larta e kjo për shkak të masave që janë marrë në sigurimin e burimeve njerëzore, mjeteve spitalore dhe ndjekjen e protokolleve.
“Ka një pasaktësi tek testet serologjike, bëhen në laboratorin mikrobiologjik në QSUT. Ka disa ditë që janë miratuar disa laboratorë të tjerë private që duheshin bërë më parë. Në bazë të të dhënave, ka një marsh gabimi në të gjitha analizat dhe testimet që bëhen në testet serologjike por edhe në tampone, por në këtë rast ka një pasaktësi të madhe me testimet. Duhet theksuar që tamponi e ka shumë të lartë marzhin e saktësisë, qoftë tamponi që e ka shumë të lartë, por edhe në ato serologjike ndodh. Por sot kjo ndodh për shkak të kapaciteteve që kanë, burimeve njerëzore, në mjetet dhe teknologjinë për shkak të vonesave në masat që janë marrë dhe kjo reflektohet si pasojë e tyre”, tha Jaku.
Ai tha se kapaciteti maksimal i testimeve në 24 orë i laboratorit është 500 testime duke e konsideruar si të pamjaftueshëm ndërsa shifrat e rasteve të reja janë shumë të mëdha.
Jaku tha se ministria e Shëndetësisë kishte kohën e mjaftueshme gjatë karantinës të siguronte logjistikë, hartonte protokolle dhe të merrte masat e nevojshme për menaxhimin e situatës, ndërsa për Ogerta Manastirliun tha se nuk merr vesh nga kjo fushë.
“Praktikisht kapaciteti maksimal i laboratorit është 500 teste në 24 orë, është i pamjaftueshëm. Janë shifra jashtëzakonisht të mëdha. MSH kishte kohën e nevojshme për të marrë masa gjatë periudhës së izolimit në kapacitetet shëndetësore, slaboratorike, për të bërë një plan. Ky virus do të jetojë gjatë mes njerëzve. Kemi statistika shumë të këqija. Vjeshta është më e vështirë se vera. Sido që ta argumentosh, virulenca e çdo virusi nuk ka shanse të jetë më e ulët në verë, është më imun.
Gjithçka rëndohet në vjeshtë. Covid është një virus që futet dhe është provuar që gjen pikat e dobëta të atij organizmi, ai thënë në gjuhë popullore hulumton në organizëm ku i gjen më të dobët. Sepse gjen dhe godet e rëndon pikat e dobëta.Ne kemi diku në 120 të hospitalizuar në 2 spitalet Covid, po përgatitet një spital tjetër që nuk i plotëson kushtet po ashtu, ndërsa janë me qindra të tjerë të infektuar në shtëpi. Mjeku i familjes sot është futur por pa masa dhe protokolli të caktuar. MSH nuk i vë faj nga pikëpamja profesionale, por ka bërë demagogji dhe ministres ia them me plot bindjen. Nuk merr vesh nga pikëpamja profesionale në shëndetësi. Mjeku i familjes sot duhej të kishte protokollet e trajtimit në shtëpi”, tha Jaku për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post