• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Begaj pret në Presidencë ministrin e jashtëm Çek Jan Lipavský

6 March, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Sh. T. Z. Jan Lipavský.

Në fokus të takimit, u diskutua intensifikimi i bashkëpunimit politik, ekonomik, dhe ai në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve, proceset integruese të Ballkanit Perëndimor dhe ecuria e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, gjatë bisëdës presidenti Begaj, i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar rëndësinë e forcimit të dialogut politik, nëpërmjet shkëmbimeve dhe vizitave të nivelit të lartë.

PJESË NGA TAKIMI:

Intensifikimi i bashkëpunimit politik, ekonomik, dhe ai në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve, proceset integruese të Ballkanit Perëndimor dhe ecuria e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian ishin në fokus të bisedës.

Presidenti i Republikës i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut politik nëpërmjet shkëmbimeve dhe vizitave të nivelit të lartë.

Marrëdhëniet pozitive ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke janë reflektuar në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kanë shfaqur një tendencë pozitive, ndërsa të dyja palët vlerësojnë së ka ende mundësi të pashfrytëzuara për të forcuar lidhjet ekonomike dhe tregtare.

Presidenti Begaj theksoi se një potencial i rëndësishëm për bashkëpunim ndodhet në sektorët e energjisë, ku Shqipëria po diskuton projekte për diversifikimin e burimeve të energjisë.

“Marrëdhëniet e mira Shqipëri-Çeki janë reflektuar dukshëm në turizëm, ku qytetarët çekë po vizitojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë, po shijojnë mikpritjen dhe bukuritë e natyrës shqiptare, duke kombinuar pushimet në bregdet me ato në male, madje po mësojnë edhe shqip”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës i përcolli Ministrit të Jashtëm çek falenderimet për mbështetjen politike të Republikës Çeke, gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, e shprehur kjo me vendime konkrete, përfshirë edhe heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbahet në Tiranë më 16 maj të këtij viti, i cili nga Shqipëria shihet si një platformë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’u lidhur me politikat e BE-së për sigurinë e energjisë, migracionin, veprimin për klimën dhe zhvillimin ekonomik.

Paraardhëse

Gjesti kërkon të lërë shtëpinë, Egli “shpërthen” në lot

Pasardhëse

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

Pasardhëse

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.