• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Befason Rudina Xhunga me deklaratën: Do habiteni çfarë do ndodhë në verë në Shqipëri

31 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
89
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga ka analizuar zhvillimet e fundit të aktualitet në vend. Duke u ndalur te vendimi i Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali, që do të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit, Xhunga tha se është habitur kur e ka mësuar këtë lajm.

Sipas saj, italianët do të na e kthejnë këtë akt, pasi këtë vit do të ketë më shumë se kurrë italianë në Shqipëri, të cilët sipas Xhungës, do të vijnë për të na parë nga afër ne shqiptarëve dhe vendin tonë.

“Shqiptarët në thelb janë njerëz të mirë. Unë jam prekur, kur pashë te Corriere që Shqipëria ka cuar mjekë në Itali. Nuk më besohej që kjo ishte e mundur. Nuk është e rëndësishme çfarë themi ne për këtë veprim, por çfarë do të ndodhë pas kësaj. Italianët në verë do të zbarkojnë te ne. Keni për ta parë Vlorën dhe do të habiteni. Këta njerëz që u habitën nga veprimi jonë, do vijnë të na shohin nga afër, në Vlorë, në Durrës. Do ketë kaq shumë italianë këtë vit, sa do të habiteni sa shumë të mira do të kemi nga një akt i tillë.Ata 30 veta që kanë shkuar në Itali, kanë shkuar në luftë, ku nuk dihet nëse vjen apo jo gjallë.

Nuk e di pse e kanë bërë ata mjekë, por ky akt do të na kthehet. 30 mjekë e infermierë asgjë s’do të shtonin, por treguan një zemër të hapur, një shtet të vogël, që thotë se ‘unë jam këtu’. Unë jam pro çdo gjëje që thonë mjekët këto kohë, ju përulem atyre.Këto kam zbuluar se sa shumë shqiptarë, mjekë, kemi kudo nëpër botë. Ndërsa fakti që 30 mjekë shkuan atje të bën të mendosh që ja kemi dalë ne shqiptarët, që nga ajo koha kur mbushnim anijet, tani shkojmë për t’u trajnuar, për të ndihmuar. Kështu që këto periudhat e këqija na bëjnë të ndajmë edhe kujtime, të mendojmë se ne kemi ecur. Edhe kjo që po ndodh do na bëjë shumë më kreativë.Ata mjekë që ikën janë 30 shqiptarë të mrekullueshëm. Edhe ata që rrinë në shtëpi janë shqiptarë të mrekullueshëm, sepse i ndihmojnë mos shpërndarjes së koronavirusit”, tha Xhunga në News 24.

Paraardhëse

Fifi sot feston ditëlindjen: Kaq vite po mbush dhe kjo është dhurata që ia dhuroi fansave (VIDEO)

Pasardhëse

Koronavirusi në Shqipëri, Taulant Muka tregon çfarë po i fshihet publikut

Pasardhëse

Koronavirusi në Shqipëri, Taulant Muka tregon çfarë po i fshihet publikut

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.