Historiani Neritan Ceka u shpreh se, njeh dy Berisha, njërin që e ka mik dhe tjetrin që dyshon te të gjithë.
“Ka dy Berisha. Është njëri që është miku im i përhershëm, që unë kam pasur simpati edhe si pedagog të gruas sime, si mik i vjehrrit tim sepse e kuronte nga zemra. I dukej si malësor i vërtetë. Dhe Berisha i periudhës së parë të demokracisë.
Unë kam qenë nga ata që e kam mbështetur për t’u bërë kryetar i PD-së. Patëm një moment që fjala ime në kryesi, bashkë me Preç Zogajn, vendosi që do të ishte Berisha lideri i ardhshëm i PD-së. Ky dhe Berisha si kryeministër që e kam njohur në periudhën e dytë, kur e rimori pushtetin nga 2008-2013.
Kam qenë këshilltari i tij anësor, jo këshilltar politik, isha në rolin e një miku të tij. Problemi i Berishës ishte që dyshonte edhe te miqtë e tij. Kishte mendimin që unë kisha një synim për të bërë një reformë për monumentet e kulturës. Nuk e di se ku i shkonte mendja, nuk e bëri atë reformë. Nuk e bëri reformën sepse i thoshin ca mediokër që mbante gjithmonë pranë.”, u shpreh Ceka i ftuar në Shqip Show.
Diskutime rreth kësaj post