Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu nuk i ka kursyer aspak akuzat ndaj kryeministrit Rama. Ai shprehet se vendi ynë është një vend që ka klimën me të keqe të biznesit dhe për këtë përgjegjësia bie direkt mbi qeverinë.
Balliu ka dhënë edhe një parashikim për zgjedhjet e 2021.
“Sikurse u faktua nga DASH, vendi ynë është një vend që ka klimën me të keqe të biznesit. Është një mision më vete të hapësh edhe një ushqimore, se në sekondë të vijnë tatimet dhe të vënë gjoba të kota. Për të mos përmendur korrupsioni dhe njëanshmërinë në tendera e koncesione.
Dhe në gjithë këtë situatë Rama merret me kompetencat e presidentit. Rama kërkon të zhbëjë totalisht shtetin ligjore dhe presidenti si një institucion përballë tij, kërkohet që të shkatërrohet. Pa pushtetin e kryeministrit, Rama do të ishte përballë dyerve të drejtësia. Unë u bëj thirrje shqiptarëve që së shpejti do të kemi zgjedhjet dhe të heqim këtë qeveri, të cilës nuk i kemi parë asgjë përveç gazit lotsjellës, rrënimin ekonomik dhe largimit të shqiptarëve. Në çdo sondazh ne jemi tejet lart dhe besoj se Rama me PS-në do të jenë parti e tretë.” – tha Balliu.
Diskutime rreth kësaj post