Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar lidhur me takimet e sotme mes presidentit Ilir Meta dhe liderëve të partive politike për t’u konsultuar për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Patozi ironizon duke shtuar se data perfekte për të gjithë për zgjedhjet është 1 prilli, duke iu kujtuar LSI-së dhe PS-së marrëveshjen për qeverisje të përbashkët të nënshkruan në vitin 2013.
Reagimi i plotë:
“1 PRILLI DO TË ISHTE DATA PERFEKTE
Nuk ishte nevoja fare për gjithë këto takime pompoze sot në Presidencë për një çështje praktikisht pa kundërshtarë.
Ishte evituar, me atë rast, edhe tallja e Ramës, i cili gjoja nuk donte vetëm ditën e Pashkëve për zgjedhje, por ishte i hapur për çdo datë tjetër.
Edhe teatri i zhvlerësuar i Lulit, sikur mezi po priste te niste fushata, si shenja e mjaftueshme se fitoren e ka të sigurt.
Por ndoshta edhe sforcimi i Monës, të cilën e kishte detyruar kryesia e partisë t’i shkonte të shoqit për herë të parë në zyrë, kundër dëshirës së vet.
Mos pyet pastaj për gazetarët e shkretë, që kanë pritur me orë të tëra në zheg të vapës për të marrë vesh se çfarë u tha brenda, a thua se kishte ndonjë rëndësi.
1 prilli do të kishte qenë data perfekte për të gjithë.
Edhe si simbolikë, për atë që kanë bërë në kaq shumë vite për Shqipërinë, por edhe si nostalgji për marrëveshjen e famshme të ngjalave.
Është nje datë historike dhe konsensuale, sepse i zgjon kujtime të pashlyeshme qeverisë, opozitës dhe presidentit njëkohësisht.”, ka shkruar Patozi.
Diskutime rreth kësaj post