Kryeministri, Edi Rama një ditë më parë la të hapur mundësinë për të kandiduar dhe në Qarkun e Durrësit, përveç Vlorës ku ka qenë deputet në dy legjislaturat e fundit.
Analisti Baton Haxhiu tha se arsyeja për këtë lëvizje politike lidhet me faktin se Rama ka treguar kujdes të shtuar për procesin e rindërtimit në qytetin bregdetar.
“Arsyeja pse besoj se Edi Rama do të kandidojë në Durrës janë pasojat që ka lënë tërmeti atje dhe ai ka projektuar disa projekte dhe është kujdesur që banorët të kenë një kujdes nga qeveria shqiptare dhe ka qenë personalisht i angazhuar. Nga totali i mbi 32 mijë familjeve që kanë marrë ndihmë, Durrësi ka 10 700 familje dhe bëhet fjalë për një ndihmë prej 3.5 miliardë lekë. Një tjetër arsyet janë se 45 mijë banorë kanë përfituar bonus qiraje dhe janë 735 banesa në ndërtim”, tha Haxhiu gjatë emisionit “Shock” në Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post