Analisti Baton Haxhiu tha se e vetmja mënyrë që Shqipëria të siguronte vaksinën kundër Covid-19 ishte takimi i drejtpërdrejtë me kreun e kompanisë Pfizer, pasi BE nuk e mbajti premtimin.
Ai tha se për këtë, duhet t’ja japësh meritën Kryeministrit, jo Edi Ramës
“Vendet si Shqipëria dhe të tjera e kanë pas një garanci nga BE, që porsa të vijnë dozat do t’ju shpërndahet një pjesë. BE nuk e bëri dhe meqë nuk e bëri, e vetmja mënyrë ishte për të shkuar drejtëpërdrejt tek CEO i Pfizer dhe të sigurohen vaksinat për këtë, duhet t’ja japësh meritën Kryeministrit, jo Edi Ramës”, tha Haxhiu.
“Në këto 11 mijë doza që janë siguruar nga 2 vendet mike, jepja meritën kryeministrit. Deri në vitin 2025 Pfizer e ka të shitur gjithë prodhimin. Fabrika në Blegjikë zyrtarisht nuk prodhon më shumë se 100 mijë copë”, tha Haxhiu për Opinion.
Diskutime rreth kësaj post