Bashkëshortja e liderit demokrat Lulzim Basha, Aurela Basha ka replikuar me një komentues në rrjetet sociale. Qytetari e pyet zonjën Basha si ndihet që është gruaja e një politikani si Basha që nuk ka fituar asnjë betejë politike. Ndërsa kjo e fundit i përgjigjet se Basha ka fituar beteja si askush tjetër për Partinë Demokratike.
Replikat:
Qytetari: Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike?
Aurela Basha: Duket se nuk e njeh. Më vjen keq për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër, beteja të paimagjinueshme për PD-në.
Në vitin 2005 mundi Ben Afmetajn, në një zonë që nuk kishte votuar kurrë PD-në. më 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50 mijë vota më shumë për PD-në në Tiranë dhe mundi Ramën, më 2016 fitoi betejën për dekriminalizimin etj etj etj.
Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke pasur të gjithë kundër. Po deshe më, më thuaj.
Diskutime rreth kësaj post