Deputeti socialist Taulant Balla është pyetur për një koalicion të mundshëm PD-PS në zgjedhjet e ardhshme. Balla tha se zoti Basha e ka kuptuar se për të qeverisur këtë vend duhen fituar zgjedhjet.
“Marrëveshja e 2017-ës ka qenë një marrëveshje e përkohshme për të risjellë në sistem PD-në që nuk donte të hynte në zgjedhjet e 2017. Ajo nuk duhej dhe nuk ka për t’u ripërsëritur më.
Nuk është më e nevojshme një marrëveshje të tillë. Besoj se zoti Basha e ka kuptuar se për të qeverisur këtë vend duhen fituar zgjedhjet”, tha Balla për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post