Ftesa e kryeministrit, Edi Rama drejtuar liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për bashkëpunim ka ngjallur debat në sferën publike dy ditët e fundit. Sipas analistit Ben Andoni, për shkak të problematikave dhe stadit ku ndodhet vendi, një bashkëpunim mes dy partive kryesore do ishte alternativë e arsyeshme.
“Në fakt është e ndershme të pyeten dy realisht krerët e dy partive, sepse vazhdimisht na befasojnë, Rama është mësuar të befasojë dhe jo pak herë ka befasuar edhe vetë z. Basha. Duke u kthyer në problematikën në vendi tonë. Unë mendoj se është e arsyeshme dhe në stadin ku është vendi ynë. Pas dy ngjarjeve madhore, tërmeti dhe pandemia. Unë besoj se një qeverisje që e kalon peshën e dy partive kryesore është e nevojshme në vend, unë personalisht e çoj deri tek një qeveri teknike, e cila të marrë peshën e madhe të problematikave”, tha ai.
Ai thotë se kjo ftesë e liderit të mazhorancës do të dëshmojë sinqeritetin e saj vetëm pas 25 prillit.
“Kjo do të marrë vlerë në momentin pas 25 prillit, nëse do jenë numrat e nevojshëm dhe atëherë do duket sa e sinqertë është oferta e Ramës për Bashën”, tha ai për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post