Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit dhe ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti.
Basha ka vizituar disa prej banorëve të prekur nga lëkundjet e forta të tërmetit. Mirëpo, prej dy ditësh kur nisën lëkundjet e fuqishme, dy krerët e opozitës, Basha e Kryemadhi e kanë kaluar në heshtje situatën.
Kujtojmë se kreu i PD, u mjaftua me një mesazh të shkurtër në tëitter, disa orë pas rënies së tërmetit 5.8 ballë në 21 shtator.
“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”, ishte ky mesazhi i Bashës.
Ndërkohë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka thënë ende një fjalë për pasojat e konsiderueshme të tërmeteve. Duket se Kryemadhi është mjaftuar me deklaratat e Petrit Vasilit nga zyra e LSI.
Diskutime rreth kësaj post