Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur poshtë zërat se shumë shpejt do kemi edhe zgjedhje lokale Ai tha se zgjedhjet zgjedhjet lokale sipas Kushtetutës duhet të jenë me ndryshimet e reja në kod, më 15 prill-maj 2023.
Ai gjithashtu komentoi dhe zgjedhjet e përgjithshme.
“Zgjedhje të parakohshme lokale?
Zoti Basha nuk di si të mbajë Xhelal Ziun me gajret dhe synon të gënjejë përsëri. Zgjedhjet lokale sipas Kushtetutës duhet të jenë me ndryshimet e reja në kod, më 15 prill-maj 2023. Sa i përket zgjedhjeve në Durrës, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, kjo është një kompetencë e Presidentit që duhej ta kishte ushtruar”, – tha Balla teksa zbuloi edhe një datë që për socialistët do ishte ‘OK’ sa i takon, zgjedhjeve të përgjithshme.
“Zgjedhjet paralamentare sipas ndryshimeve të reja zgjedhore janë përafruar, 9 maji 2021, është një datë kuptimplotë për ne, është jo vetëm dita e Europës por dhe dita e fitores mbi fashizmin. Presidenti ta shqyrtojë këtë datë, ne jemi shumë dakord. Mua më vjen mirë që PD u tërhoq nga kërkesat e saj imagjinare”, – u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post