Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike për ish-të përndjekurit politikë. Ai ka thënë se brenda mandatit të parë do të përfundojë pagesat për familjet e persekutuara. Basha tha se më 25 prill shqiptarët vendosin ndërmjet demokracisë dhe autokracisë.
Basha u zotua që brenda mandatit të parë PD të përfundojë pagesat për familjet e persekutuara.
“Ne do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi, si dhe po shqyrtojmë mundësinë që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre”, u shpreh kryedemokrati.
Po ashtu kreu i opozitës tha se “Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi ogurzi komunist i la pa varre dhe ta financojmë atë deri në përfundimin me sukses të plotë procesin dhe përmbylljen e tij brenda një kohe sa më të shkurtër”.
Diskutime rreth kësaj post