• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha: Për shkak të keqqeverisjes mijëra shqiptarë braktisën vendin, koha të largojmë Edi Ramën

20 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje deklaroi se kanë një plan të qartë për të parandaluar emigracionin. Basha u shpreh se për 8 vite me radhë kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asgjë për parandalimin e emigracionit, madje me keqqeverisjen e tij e ka përkeqësuar atë. Ai tha se Partia Demokratike ka një plan pune dhe se do të mbështesë financiarisht çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri. Ai u shpreh se me planin e Partisë Demokratike do të ketë taksa më të ulëta, thithje të investimeve të huaja, vende të reja pune e mbështetje për të rinjtë. Sipas tij, në 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeveri e cila do ta nxjerrë vendin nga balta dhe do t’i kthejë të gjithë ata që janë larguar.

“Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin. Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetëm ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin. Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetje e stimulim të sipërmarrjeve të të rinjve. Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe. Shqipëria do të fitojë”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve tha se gjatë 8 viteve të qeverisë së Ramës nuk ka ndodhur që Shqipëria të ecë në rrugën e Bashkimit Europian. Sipas tij, kryeministri e ka larguar vendin nga Bashkimi Europian, por duke korrigjuar dështimet e tij, Shqipëria do të integrohet. Basha tha se ashtu si u liberalizuan vizat dhe u anëtarësua Shqipëria në NATO, ashtu do të hyjë dhe në Bashkimin Europian.

“Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim. Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, u shpreh kreu demokrat.

Kryedemokrati Basha u shpreh se reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve. Ai tha se Partia Demokratike është zotuar që do të mbajë duart larg nga reforma në drejtësi. Sipas Bashës, PD do të jetë garanci që gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur të mos mbrojnë politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

“Reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve sepse Partia Demokratike dhe unë kemi një zotim; t’i mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Ta zhvillojmë atë me një standard dhe të mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Kjo është dhe garancia e vetme që reforma në drejtësi të përfundojë me sukses dhe të japë rezultatet për të cilat ne e votuam me konsensus dhe unanimitet pothuajse 5 vite përpara, ndaj dhe garancia e vetme që reforma në drejtësi të ketë sukses dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur të mos mbrojnë, por të ndëshkojnë politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, është Partia Demokratike, është 25 prilli, është vota e qytetarëve shqiptarë për ndryshim”, tha Basha.

Paraardhëse

Ilir Meta, paralajmëron Ramën me një tjetër 2 mars, sulmon PD dhe quan llum emrat që braktisën LSI

Pasardhëse

Fati i Llallës në duart e Gjykatës së Posaçme, Gjykata e Lartë refuzon të shpëtojë ish-Kryeprokurorin nga “specialët”

Pasardhëse

Fati i Llallës në duart e Gjykatës së Posaçme, Gjykata e Lartë refuzon të shpëtojë ish-Kryeprokurorin nga “specialët”

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.