Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve që duhet të reagojnë për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Basha ka publikuar videon e një qytetari, i cili ndodhet në kushte shumë të vështira të jetesës. Kryetari i PD-së shkruan se pas 8 viteve të dështimit të Ramës, ka ardhur koha për ndryshim.
“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”,- shkruan Basha në rrjetet sociale.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post