Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat dhe me tone të forta ka shpërthyer në akuza ndak qeverisë.
Basha ka ngritur alarmin për sistemin e Shëndetësisë që është në prag kolapsi.
Basha: Shqipëria e papërgatitur për valën e parë të pandemisë, pasojat i paguan qytetarët dhe ekonomia. Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%. Sistemi shendetesor eshte ne kolaps. Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfërit të mjerë. I vetmi qe nuk ka mare asnje mase per krizen qe i ka trokitur ne dere eshte Edi Rama.
Basha bëri thirrje për shtime të testimeve, si një mjet i rëndësishëm për të frenuar përhapjen e koronavirusit. “Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfrit të mjerë. I vetmi që nuk ka marrë asnjë masë për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama. E gjithë përgjigja e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!”.
“Nga burimet e brendshme që kemi, kapacitetet në spitalin Covid1 dhe Covid2 janë efektivisht të shteruara. Çfarë po bëhet me Covid3? Nuk ka asnjë investim, ka vetëm prpoagandë. Ndërkohë numri total i të infektuarve është rritur me 30% vetëm në 10 ditë. E kemi paralajmëruar para dy javësh që sistemi është drejt kolapsit, kjo po ndodh tani”, – tha Basha në një konferencë për mediat. “Do të ketë kohë për këtë, nuk do të ketë gjyqtar e prokuror që t’i bëjë presion Rama”.
Diskutime rreth kësaj post