Në një intervistë televizive ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka sulemuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke thënë se ishte në Gjermani kur Basha i shkoi atje për t’i kërkuar anulimin e zgjedhjeve pasi situata po dilte nga kontrolli pas protestave të dhuneshme.
Por kjo akuzë është hedhur poshtë nga Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, i cili ka thënë gjatë një interviste televizive se Meta e ka tepruar me këto deklarata. Sipas tij, këto janë shprehje tipike shqiptare që nuk vlejnë të thuhen nga një politikan.
“Këtu u fol që nga trekëndëshi i bermudës deri në Gjermani. S’jam dakord me këto,’ se ishte në Gjermani më foli në gjunjë me lot në sy’. Këto janë tipike shqiptare, s’jam dakord me Metën. Po e filloj me Bashën që hapi një font me Berishën dhe me eksponentë të ndryshëm. Hapi një betejë tjetër me zotin Meta tani ka një betejë të madhe me Berishën”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post