• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Basha mi mbylli dyert” Rudina Hajdari tregon vendimin që ka marrë: Do çoj amanetin e Azemit deri në fund

10 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Tentova të ndryshoj sistemin zgjedhor. Doja që të hapeshin listat e të fuqizonim qytetarin, jo të shkonim pas kryetarit.”Kështu është shprehur Rudina Hajdari në një intervistë televizive ka shpjeguar arsyet se përse kandidoi nën siglën e Nismës Thurje në zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike tregoi sesi e gjendur pas dyerve të mbyllura të selisë blu, që drejtohej atëherë nga Lulzim Basha, u detyrua që të garonte me një logo tjetër edhe pse nuk do të donte të “ndahej” asnjëherë nga partia me të cilën është rritur.

Hajdari tregoi se tentoi që në zgjedhjet e 25 prillit të futej në listat e PD-së por ish-kryedemokrati Basha nuk e lejoi, edhe pse ajo tregon që tentoi “nga të gjitha frontet.”

“Fakti që u përjashtova nga PD, mu mbyllën dyert totalisht, tentova në zgjedhjet e 25 prillit të rifutesha në listat e PD-së. Kam pasur përpjekje në disa fronte, qoftë nga fronti familjar, politik, ndërkombëtar tentova të rifutesha dhe zoti Basha ishte kategorik në këtë pjesë.

Përgjigja e tij ishte se nuk do të pranonte asnjë nga opozita parlamentare. Ndërkohë, kjo nuk rezultoi e vërtetë. Kishte diçka që ishte e qartë personale. Kurrë nuk doja të garoja me një parti tjetër, por u ndodha në kushte të vështira”, tha Rudina Hajdari.

Tashmë që PD drejtohet nga Sali Berisha, Rudina Hajdari i është bashkuar sërish kësaj force politike.Ajo thotë se tek Berisha pa reflektim ndërsa theksoi se ishin ndryshimet statutore dhe Kuvendet që PD mbajti në dhjetor që e bindën që ishte koha për t’u kthyer në selinë blu.

“Pas zgjedhjeve e pashë qartë që në PD, ishte e mbyllur e izoluar nga Basha. Nën siglën e Thurjes nuk isha komode. Kur pashë ngjarjet në Shqipëri, me Berishën me Kongreset e ndryshme që u bënë në dhjetor, ndryshimet e statutit që u bënë.

Shikoja që Berisha kishte reflektuar, që roli i kryetarit duhet të reduktohet. Kur Basha dha dorëheqjen dhe doli vendimi i Shkallës së Parë, vendosa të rikthehesha”, u shpreh ajo.

Për Rudina Hajdarin, kthimi në PD është një mënyrë për të çuar amanetin e të atit deri në fund:

“Si e bija e Azem Hajdarit nuk mund të isha larg PD-së në momente kritike.”

Paraardhëse

Akuza e Bruno Fernandes: Si ka mundësi që gjykon një arbitër që ka ende kombëtaren e tij në Botëror?

Pasardhëse

Ish-këshilltari i PD-së bën paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt do ketë ‘non grata’ të tjerë nga Britania

Pasardhëse

Ish-këshilltari i PD-së bën paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt do ketë ‘non grata’ të tjerë nga Britania

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

“Zien” situata në veri! NATO vë në gatishmëri trupa shtesë në Kosovë

Nga lajme5
31 May, 2023
0

NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë “në rast se ka nevojë”,...

Ramush Haradinaj bën lëvizjen e parë për të rrëzuar Albin Kurtin

31 May, 2023

Shi dhe shtrëngata në Shqipëri, çfarë pritet të ndodh në Tiranë

31 May, 2023

Shqipëria e rrezikuar nga zjarret, Perfekti mbledh emergjencat

31 May, 2023

Romeo Kara zbulon dosjen “përvëluese” në tavolinën e SPAK që do të arrestojë me dhjetëra politikanë: Ka ardhur koha e veprimit dhe ndëshkimit

31 May, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.