Pas mbledhjes së grupit parlametar të PD për protestat që do të mbahen të hënën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, kreu i opozitës, Lulzim Basha tha në një konferencë për shtyp se kryeministri Rama po shkel me këmbë Kushtetutën.
“Të hënën do të emërohet një kryeprokuror politik. Ky është fundi i shtetit në Shqipëri. Kushteta ka si qëllim ndalimin e abuzimit të pushtetit. Kushtetuta ja ndalon partisë në pushtet të zgjedhë kryeprokurorin e përgjithshëm. Por Rama uzurpoi kompetencat e Kushtetutës. Kjo është e parapërgatitur me një qëllim.
Saimir Tahiri është nën hetim në Shqipëri e Itali për trafik droge. Krahu i djathtë dhe nën mbrojtje të Edi Ramës, po ashtu edhe shumë krerë policie. Vangjush Dako po ashtu ka siguruar vota nëpërmjet kriminelëve
Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa veting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar.
Dhjetëra zyrtarë janë të përfshirë në skema korrupsioni, e ka biznesmenë e qytetarë që kanë fakte dhe janë të gatshëm të dëshmojnë kundra tyre.
Rama dhunoi kushtetutën për të zgjedhur një kryeprokuror politik, që ka si mision zhdukjen e provave që implikojnë Ramën e qeverinë e tij.
Tani Rama ka humbur çdo kontroll e nuk do ndalet më në rrugën e tij shkatërrimtare. Por autokratët i pret gjithnjë i njëjti fund. Por ne s’do të tolerojmë e as do të falim as Ramën, as Tahirin, as Dakon, as Balilajt. Nuk ka prokuror politik që t’i shpëtojë. Ajo që po ndodh në Shqipëri është mënyra se si shkatërrohet një vend, duke toleruar të keqen për ditë nga pak.
Nëse vazhdohet kështu, Shqipëria nuk do të ketë të ardhme. Është detyrë e qytetarëve t’i dalin përballë krimit në politikë. Është detyra jonë të ndalim politikanët e papërgjegjshëm. Edhe partnerët tanë duhet të kuptojnë,” tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post