Lulzim Basha thotë se nuk do të dorëzohet në përpjekjen për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.
Ai tregon se plani për prishjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga Rama që para 20 vitesh, kur ishte Ministër i kulturës, por atëherë nuk ia doli.
Lideri i demokratëve paralajmëron kompaninë e kontraktuar se nuk do t’i gëzojë paratë që do marrë duke u zotuar se sapo të bëhet kryeministër do t’ja sekuestrojë.
“Ne jemi të vendosur të mbrojmë Teatrin Kombëtar nga prishja dhe tjetërsimi i pronës së tij, nga ana e oligarkëve të Edi Ramës.
Ndjejmë keqardhje që asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka reaguar për këtë çështje dhe jemi të zhgënjyer me këtë sjellje të tyre.
Nuk e kuptoj se si mund të bëhet një ligj special për një individ të vetëm, apo për një kompani të vetme. Ligjet janë për të gjithë të njëjtë dhe ne nuk mund të votojmë në mënyrë antikushtetuese një ligj të posaçëm, për të favorizuar lakejtë e Edi Ramës, që synojnë të pastrojnë paratë e drogës.
Plani i Ramës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar ka nisur që para 20 vitesh, kur ai ishte ministër i Kulturës dhe tani po bën gjithçka për të realizuar këtë plan ogurzi të tij.
Ne kemi paralajmëruar arkitektin Bjorke Ingels se do të shpallet “non grata” në Shqipëri, dhe sot dua t’i çoj një paralajmërim të qartë kompanisë Fusha shpk.
Ju them se nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë që do të përfitojnë nga kjo aferë, sepse do t’i nënshtrohen një ligji të posaçëm antimafia dhe do t’u sekuestrohet çdo e ardhur nga kjo veprimtari dhe veprimtari të tjera kriminale të tyre.
Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurtë që minat do t’jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj”, deklaroi Basha.(TemA)
Diskutime rreth kësaj post